Fjalë Kyçe

Lëndohet 70-vjeçarja në urën e dëmtuar në Suharekë

Lëndohet 70-vjeçarja në urën e dëmtuar në Suharekë

Një grua e rreth moshës 70 vjeçare ka rënë nga një urë për këmbësorë në Suharekë.

E njëjta ka pësuar disa lëndime.

Sipas Dardan Kuçit, i cili e ndihmoi atë, e moshuara nuk është e vetmja që ka rënë nga kjo urë. Ai thotë se një javë më parë u lëndua edhe një fëmijë.

Ura që është investim i familjes së tij, Kuçi, thotë se kishte disa pengesa si paralajmërim që është e pakalueshme, dhe tash kërkojnë që komuna të investoj për ta rregulluar.

Diçka të tillë kanë planifikuar në Suharekë, dhe thonë se do finalizohet brenda pak javësh.