Fjalë Kyçe

Lëndohet Aro Muriqi

Lëndohet Aro Muriqi

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, që bart fanellën e Gironës në Spanjë, ka pësuar lëndim.

Sipas njoftimit të klubit spanjoll, Muriqi do të mungojë rreth tri javë.

“Arijanet Muriq ka pësuar një dëmtim të muskujve në ndeshjen miqësore me ekipin. Ai mund të mungojë afërsisht tri javë”, shkruan në njoftimin e Gironës të martën.

Lëndimi e vë në pikëpyetje grumbullimin e 21-vjeçarit me Kosovën për ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë më 15 dhe ndaj Moldavisë tri ditë më vonë.

Muriqi në këtë afat kalimtar është huazuar nga Manchester City te Girona, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.