Fjalë Kyçe

Lëndohet duke punuar, vdes një person në Leposaviq

Lëndohet duke punuar, vdes një person në Leposaviq

Edhe një vdekje aksidentale është regjistruar dje në Kosovë, kjo e fundit në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore duke punuar.

Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës mirëpo nuk iu ka përballuar plagëve të marra.

“Leposaviq, 25.09.2020-10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me auto-ambulancë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, mirëpo nuk u ka përballuar plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.”, thuhet në raportin e Policisë.