Fjalë Kyçe

Lëndohet Edon Zhegrova, do t’i nënshtrohet operimit

Lëndohet Edon Zhegrova, do t’i nënshtrohet operimit

Reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Servette, të dielën në kuadër të Superligës zvicerane, shkruan Zëri.info.

Zhegrova ishte titullar në këtë takim, por iu desh të largohet nga fusha në minutën e 50-të, për të marrë trajtimin mjekësor dhe u zëvendësua nga sulmuesi Males.

Vetë klubi ka konfirmuar që Zhegrova do të mungojë disa javë pasi ka lënduar miniskusin e tij në gjurin e djathtë.

Lëndimi i kosovarit kërkon ndërhyrje përmes operacionit, të cilit do t’i nënshtrohet sot.

Koha e rikuperimit të tij mund të jetë disajavore.