Fjalë Kyçe

Lëndohet Kololli

Lëndohet Kololli

Dy lojtarët e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kreyziu ishin protagonistë të takimit hapës në Superligën e Zvicrës që Zurich e zhvilloi në udhëtim ndaj Young Boys, transmeton Insporti, përcjell Albinfo.ch

Benjamin Kololli, që së fundmi po luan në rolin e sulmuesit, shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e pestë, ndërsa në minutën 44-të u detyrua të linte fushën për shkak të një lëndimi.

Lajm i keq ky për Kosovën që në muajin tetor luan ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në anën tjetër, mesfushori qendror Hekuran Kryeziu pasi mori dy kartonë të verdhë u detyrua të linte fushën në minutën e 56-të, në kohën kur rezultati i ndeshjes ishte 1:1.