Ansu Fati është lënduar sërish. Ylli i Barcelonës u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj Celta Vigos.
Ansu Fati pati një tërheqje muskulare pas vrapimit që bëri dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Ai u zëvendësua pastaj nga Philippe Coutinho, shkruan Gazeta Express.
Kujtojmë se pas pjesës së parë, Barcelona po fiton 0:3 ndaj Celta Vigos, me golat që shënuan Ansu Fati, Busquets dhe Depay.