Një person është lënduar në Vushtrri.
Deri te lëndimi ka ardhë pasi që viktima ka raportuar se në lokalin e tij, kishte shkuar një person i panjohur dhe i njëjti kishte kërkuar 50 €.
Kërkesa ishte bërë në emër të një personi tjetër dhe pasi që viktima kishte refuzuar për të ia dhënë paratë, i dyshuari e kishte kapur për dore dhe i kishte shkaktuar lëndime .
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar./Gazeta Alo/