Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë në Pirzren, derisa ishin duke e kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësor.
Rasti ka ndodhur më tetë mars, ku sipas Policisë, një person i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga te Republikës se Shqipërisë, ku si pasojë e vizitjes së pakujdesshme i godet këmbësoret me pjesën e frontale të automjetit.
“Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, qe t’i ndihmon këmbësoret e ti dërgon ne emergjencë, mirëpo këmbësoret nuk pranojnë dhe i njëjti largohet nga vendi ngjarjes.
Si pasoj e aksidentit këmbësoret pësojnë lëndime trupore, dërgohen ne Emergjencën e spitalit te Prizrenit ku pas tretmanit mjekësor lirohen ne shtëpi. Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin H.S i lindur në vitin 1994, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje .