Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, është në garë për çmimin ‘Goli më i mirë i vitit’ në Zvicër.
Ermir Lenjani është shëndrruar në njërin nga futbollistët kryesor këtë sezon te skuadra zvicerane, FC Sion, duke luajtur thuajse në çdo pozitë të krahut të majtë.
Por, nuk kanë munguar as golat e asistimet nga 30 vjeçari. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë e mbylli vitin 2019 ose pjesën e parë të sezonit me katër gola dhe katër asistime.
Dhe, njëri nga golat e tij është në garë për të shpallur si më i miri i vitit 2019 në Zvicër. Ermir Lenjani ka kërkuar ndihmën tuaj për ta votuar që ta fitoj këtë çmim.
“Jam në garë për golin e vitit 2019 në Zvicër. Votoni nr 12 për mua” – ka shkruar Lenjani në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.