Fjalë Kyçe

Leo Messi nuk ka humbur asnjë ndeshje nga Athletico Bilbao, a do të jetë sot i pranishëm?

Leo Messi nuk ka humbur asnjë ndeshje nga Athletico Bilbao, a do të jetë sot i pranishëm?

Statistikat interesante lidhur me Lionel Messin dhe ekipit të Athletico Bilbao

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të përballen Athletic Bilbao dhe Barcelona.

Kjo ndeshje do të jetë një test shumë i vështirë për skuadrën e Ernesto Valverdes, e cila nuk është ende e sigurt nëse do ta ketë në dispozicion argjentinasin Lionel Messi.

E një statistikë interesante është publikuar nga ‘Mundo Deportivo’, pikërisht në raport me Lionel Messin dhe Athletic Bilbaon, transmeton lajmi.net.

Leo Messi nuk ka humbur asnjë ndeshje nga Bilbao në La Liga, në gjithë karrierën e tij deri më tani.

Ai është përballur 23 herë me ta (18 fitore dhe pesë barazime) dhe ka humbur vetëm dy herë kundër tyer, një herë në Copa del Rey dhe një herë në SuperCopa.

Messi ka shënuar plot 15 gola kundër Bilbaos në La Liga. Në të gjitha kompeticionet ai ka tundur rrjetën e baskëve 24 herë.

Tifozët e Bilbaos sigurisht se duhet të jenë duke bërë lutjet që argjentinasi mos të paraqitet sonte.