Disa ditë më para Leonardo shuajti zërat për një rikthim të mundshëm të Ibrahimoviçit te Milani.
Megjithatë, kjo mund të ketë qenë vetëm një kamuflim pasi sipas asaj që raporton “Sportmediast” kuqezinjtë po përgatiten për një ofertë të re. Suedezi dëshiron të kthehet rikthehet në Milano, mirëpo edhe Los Anxhelos ka plotësuar kërkesat e tij.
Megjithatë oferta është gati dhe kjo mund ta tundojë gjigantin suedez. Në fillim janë ofruar 1.5 milionë euro për 6 muaj me mundësi për rinovim 1 vjeçar. Në janar do të jetë e vështirë të bëhen përforcime të nivelit të lartë, kjo edhe nga sanksionet dhe gjoba që kuqezinjtë morën nga UEFA.
Kështu që Ibra është një opsion mëse i arritshëm. Edhe në mbrojte nuk duket se do të ketë ndonjë përforcim, ku tashmë Abate ka fituar shumë pikë si qëndërmbrojtës.