Fjalë Kyçe

Leotrim Bekteshi: Gjilani është skuadër e fortë, por ne jemi tejët të motivuar për fitore

Leotrim Bekteshi: Gjilani është skuadër e fortë, por ne jemi tejët të motivuar për fitore

Prishtina udhëton në Gjilan në kërkim të fitores së 7-të rresht dhe të 20-në kampionale, shkruan GazetaAlo

Para kësaj sfide ka folur futbollisti Leotrim Bekteshi i cili ka deklaruar se Gjilani është skuadër e fortë – por ne jemi qindpërqindtë të motivuar për fitore.

“Me gjithë se kanë shumë ndryshime në skuadrën e Gjilanit, si ish-skuadrën time, e njoh mjaft mirë dhe e çmoj si skuadër të mirë e të fortë. Por, ne jemi në formë të lartë dhe të motivuar qindpërqindtë, pra jam shumë i sigurt që do ta vazhdojmë serinë e fitoreve deri në fund të kampionatit, thjesht nuk kemi rrugë tjetër, e vetmja rrugë që na sjell te suksesi ku dëshirojmë”, ka thënë qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi i cili me Prishtinën këtë edicion ka regjistruar 25 ndeshje zyrtare duke shënuar edhe 1 gol. /GazetaAlo