Mjondalen IF ka kompletuar transferimin e mesfushorit Leotrim Bekteshi.
Pas një karrierë të shkëlqyeshme te Prishtina, Bekteshi ka bërë hapin e madh duke nënshkruar me klubin e madh norvegjez.
Klubi norvegjez është ndarë tejet i lumtur me transferimin e Bekteshit, të cilin e vlerësuan lartë për karrierën e bërë me Prishtinën.
“Mesfushori kosovar Leotrim Bekteshi ka nënshkruar kontratë me Mjondalen IF”, shkruhet në komunikatë.
Kujtojmë, se Bekteshi u largua nga Prishtina për arsye personale dhe tani i është bashkuar skuadrës që garon në divizionin e parë dhe momentalisht zë pozitën e shtatë në tabelë./Lajmi.net