Futbollisti shqiptar, Leotrim Kryeziu, ka shënuar për Luganon në miqësoren kundër Interit.
Shqiptari shënoi golin e vetëm për vendasit, që në fund humbën 1-2.
Ai realizoi në minutën e 87’.
20-vjeçari nga Kosova është pjesë e Luganos që nga viti 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Sezonin e kaluar ai bëri 24 paraqitje, pothuajse në ligën e dytë dhe shënoi 19 gola.