Fjalë Kyçe

Leposaviq: 32-vjeçari me kamion godet veturën e policisë, lëndohen pesë policë

Leposaviq: 32-vjeçari me kamion godet veturën e policisë, lëndohen pesë policë

Është arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti me kamionin, që kontrabandonte mallra, gjatë tentimit për shmangie të ndaljes dhe arrestimit nga policia, ka goditur veturën policore disa herë, duke lënduar pesë prej policëve.

Përmes një komunikate, polica ka dhënë detaje rreth aksionit të zhvilluar për arrestimin e vozitësit.

Sipas policisë, përkundër sinjalizimeve, vozitësi ka vazhduar rrugën me shpejtësi të madhe në dretjim të magjistrales Mitrovicë – Jarinje, duke mos përfillur urdhrat e policisë, ndërkaq ishte arrestuar edhe një tjetër person nën dyshimin se komunikonte me vozitësin e kamionit.

“Në tentim për ta ndaluar kamionin, i cili dyshohet se kishte mall të kontrabanduar, e që ishte duke lëvizur në drejtim të Magjistrales Mitrovice-Jarinjë, kanë bërë bllokimin e pjesshëm të rrugës, me dy vetura policore, me drita rotative të ndezura, me qëllim të sinjalizimit me kohë, për vozitësin e kamionit për t’u ndaluar. Policia në fillim ka ndaluar një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për t’u ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vozitësi i kamionit thuhet se para arrestimit të të dyshuarit në fshatin Llazhinë, ai ka goditur për herë të dytë veturën e policisë.

“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.. Pas të gjitha veprimeve ligjore, zyrtarët policorë në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D (1990). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare, njësia e antiterrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës”, thuhet tutje.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe sipas urdhrit të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’.

Ndërkaq i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës, lirohet në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.