Papa Françesku ka thënë se “zemra e tij është thyer” nga lufta.
Ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Duke folur para një auditori në Sheshin e Shën Pjetrit, ai tha: “Lërini armët të heshtin. Zoti është me ata që kërkojnë paqen, jo me ata që përdorin dhunën”.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për korridore humanitare për të ndihmuar refugjatët të largohen nga Ukraina, raporton BBC.
Dhe ai dënoi ata që “besojnë në logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”.