Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë mjaftë e rënduar. Deri më tani janë mbi 1 mijë e 500 banorë të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm.
Derisa qytetarët po vazhdojnë të trajtohen në kuadër të Qendrës Klinike Familjarë në Deçan, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka dhënë një lajm me rëndësi për qytetarët.
Ai bëri të ditur se në takimin e mbajtur sot me Shtabin Emergjent dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në këtë komunë.
I njëjti theksoi se qytetarët e Deçanit të përdorin ujin vetëm për nevoja sanitare, transmeton lajmi.net.
Poashtu para përdorimit për amvisëri, rekomandohet që uji të vlohet.