Fjalë Kyçe

Letra e Adem Demaçit drejtuar Rugovës në vitin 1992

Letra e Adem Demaçit drejtuar Rugovës në vitin 1992

Shkrimtari Shaip Beqiri ka publikuar një mesazh që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës në vitin 1992. Demaçi e kishte nisur mesazhin me fjalët ‘Vëlla Ibrahim’ para gati 29 vitesh.

“Vëlla Ibrahim. Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim.

Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.

Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe. T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë”, kishte shkruar Demaçi në mesazhin për Ibrahim Rugovën në 1992.