Fjalë Kyçe

Letra lamtumirëse e Lirim Kastratit për Lokomotivën: Po iki, duke qenë krenar me ju!

Letra lamtumirëse e Lirim Kastratit për Lokomotivën: Po iki, duke qenë krenar me ju!

Lirim Kastrati edhe zyrtarisht është larguar nga Lokomotiva Zagrebi. Ylli kosovar ka shkruar letrën lamtumirëse ku ka thënë fjalë të mëdha për tashmë ish’skuadrën e tij.

“Nuk është e lehtë asnjëherë të largohesh nga një skuadër që ndihesh sikur në familje. Lokomotiva ka qenë familja ime, shtëpija ime, Ju falënderoj të gjithëve nga zemra që më ndihmuat në këtë rrugëtim.

Nuk do të ju harroj kurrë dhe një ditë përsëri do të kthehem këtu. Ka ardhur koha për sfida të reja. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë së bashku. Gjithmonë pranë juve, Lirimi” shkruam Kastrati në letrën lamtumirëse.

Lirim Kastrati do të vazhdoj karrierën te gjiganti kroat, Dinamo Zagreb.