Fjalë Kyçe

Lëvizja FOL: Shumica e zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat me bashkëshortet e tyre

Lëvizja FOL: Shumica e zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat me bashkëshortet e tyre

Lëvizja FOL ka organizuar konferencë për media me ç’rast është bërë publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”.

Prezantimi i raportit në fjalë është bërë në zyrat e FOL që ndodhen në rrugën “Andrea Gropa”, në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Alba Jakupi e cila ka prezantuar disa nga të gjeturat e raportit ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat e tyre me bashkëshortet.

“Në Qeverinë Hoti, vetëm 36 për qind e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes; ndërsa vetëm 18.5 për qind e zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes”.

“Në Qeverinë Kurti, 85 për qind e ish-ministrave kanë pasur pasuri në emër të bashkëshortes dhe 50 për qind e ish-zëvendësministrave kanë pasur pasuri në emër të tyre”.

“Në Qeverinë Haradinaj, vetëm 25 për qind e ish-ministrave kanë pasur pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre; ndërsa 50 për qind e ish-zëvendësministrave kanë pasur pasuri në emër të bashkëshorteve”.

Një ndër disa rekomandimet e FOL është që të bëhen fushata vetëdijesimi për rëndësinë e ndarjes së pasurisë me bashkëshorten.