Fjalë Kyçe

Lewandowski ndihmon Bayernin të arrijë shifrën e 100 golave në një vit kalendarik

Lewandowski ndihmon Bayernin të arrijë shifrën e 100 golave në një vit kalendarik

Bayern Munich u bë skuadra e dytë që shënon 100 gola në Bundesligë në një vit kalendarik.

Robert Lewandowski shënoi një gol në ndeshjen kundër Freiburgut, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtij ekipi, si dhe duke arritur golin e tij të 60-të për vitin 2021.

Bayernit i kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje në ligë para pushimit dimëror dhe i duhet vetëm një gol më shumë për të barazuar rekordin e Këlnit prej 101 golave ​​në Bundesligë në vitin 1977.

Golat e Lewandowskit për Bayernin dhe Poloninë këtë vit janë shënuar në vetëm 50 ndeshje, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Bayern ka katër pikë më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, e cila humbi 2-1 ndaj RB Leipzig.