Fjalë Kyçe

Lewandowski nesër e pranon Këpucën e Artë për vitin 2021

Lewandowski nesër e pranon Këpucën e Artë për vitin 2021

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski kaloi një tjetër sezon të mrekullueshëm.

Polaku shkëlqeu vitin e kaluar, duke shënuar plotë 41 gola, shkruan lajmi.net.

Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë në botë, derisa nesër do ta marrë Këpucën e Artë dhe këtë e konfirmoi Bayern përmes një komunikate zyrtare.

“Çfarë Robert Lewandowski ka arritur sezonin e kaluar është vështirë të kuptohet me fjalë. Në Bundesliga, i vetëm ka shënuar 41 gola. 33-vjeçari jo vetëm që theu rekordin e Gerd Muller (40 gola 1971/72), por edhe siguroi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë. Lewandowski do të pranojë këtë çmim të martën”, shkruhet në komunikatë.