Fjalë Kyçe

Liburni – Mabetex Prishtina, mbyllet finalja me këtë rezultat

Liburni – Mabetex Prishtina, mbyllet finalja me këtë rezultat

Sonte në një atmosferë impoziante në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, Liburni shënoi fitore në ndeshjen e parë të finales së Play Off kundër Mabetex Prishtina me rezultat 3-2 (Pjesa e parë 1-0).

Atmosfera në Gjakovë ishte shumë e zjarrtë dhe ndeshja ishte më e bukura e vitit, si në lojë ashtu edhe në organizim.

Lojtarët e Liburnit ishin të gjithë përfekt në parket, duke shënuar 3 gola shumë të bukur.
Lojtari i ndeshjes ishte bomberi, i pandalshmi Ramadan Alaj, i cili i dridhi tribunat gjatë gjithë ndeshjes.

Golat për Liburnin i shënuan Narcis Alibegu, dhe Ramadan Alaj me dy supergola.
Ndërsa për Prishtinën golat i sollën autogoli dhe Paçarizi.

Bukurinë e ndeshjes e shtuan edhe rreth 3000 të pranishëm bashkangjitur me ULTRAS 1927, të cilët gjatë 40 minutave nuk u ulën asnjëherë.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjtën në Prishtinë. /Gazeta Alo