Fjalë Kyçe

Licesteri mposht mes spektaklit Man United, City nuk e diskuton fitoren ndaj Burnley

Licesteri mposht mes spektaklit Man United, City nuk e diskuton fitoren ndaj Burnley

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të rëndësishme ditën e sotme në Premier League të vlefshme për javën e tetë.

Ajo që ka dhuruar më së shumti emocione ka qenë padyshim përballja mes Licester City-t dhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh me një super gol të talentit Greenwood në minutën e 19, ndërsa vendasit do të barazonin po ashtu me një super gol të Tielemans në minutën e 31 që do të vinte pas një gabimi të Maguire.

Pjesa e parë mbyllet në barazim, 1-1.  E dyta nis me të njëjtin ritëm, me Solskjaer që hedh në fushë sulmuesin Rashford.

Gjithçka do të përmbysej në minutën e 78, me Licesterin që do të shënonte edhe golin e dytë me Soyuncu, por që vetëm 4 minuta më vonë, Rashford do të rikthente barazimin.

Spektakli nuk kishte mbaruar, në aksionin e radhës ende pa u mbushur një minutë, Vardy dërgon sërish topin në rrjetë duke rikthyer avantazhin dhe në minutat shtesë do të vulosej gjithçka me një gol te Daka.

4-2 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje me plot emocione.

Manchester City do të fitonte pa shumë vështirësi ndaj Burnley  me rezultatin e pastër, 2-0.

Ndeshje do t’u zhbllokonte në minutën e 12 nga portugezi, Bernardo Silva. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazh minimal të “citizens”.

Në pjesën e dytë, Kevin De Bruyne do të shënoj edhe golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 70. /abcnews.al