Fjalë Kyçe

Liderët vetëm nënshkruajnë, pastaj nuk i mbajnë zotimet

Liderët vetëm nënshkruajnë, pastaj nuk i mbajnë zotimet

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre karshi Procesit të Berlinit, për shkak të mungesës së përkushtimit politik.

Sipas një hulumtimi të Formimit Ballkanik mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve nga Samiti i Londrës dhe Poznan-it, zotimet e marra nuk kanë përkuar me realitetin dhe infrastrukturën për përmbushjen e tyre, raporton KOHA.

“Nuk ka përkushtim sa duhet politik të vendeve të rajonit për t’i përmbushur zotimet e tyre. Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndonjëherë marrin edhe zotim ndoshta edhe nën presionin e krerëve të Bashkimit Evropian, por nuk kanë as infrastrukturë institucionale, por as mekanizma dhe kapacitet për t’i zbatuar ato”, ka thënë autorja e Raportit, Meri Drosopulos.

Raporti tregon se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me sfida të mëdha në përmbushjen e zotimeve. Sipas këtij raporti, është dhënë zotim për luftë më të madhe të krimit të organizuar, por që nuk ka infrastrukturë dhe kapacitete të duhura për të arritur këtë objektivë.

Procesi i Berlinit ka nisur prej vitit 2014 me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të mbetura të hapura në rajon. Në kuadër të tij janë mbajtur 6 samite, ndërsa i radhës pritet të mbahet më 10 nëntor në Sofje. Aty pritet që të miratohet realizimi i një zone ekonomike rajonale.