Fjalë Kyçe

Liga Arabe del kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Liga Arabe del kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli zyrtar paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, deklaroi se kjo është e paligjshme.

“Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jeruzalem është i paligjshëm sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik” deklaroi Gheit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit Gabi Ashkenazi të hënën vendosën lidhjet diplomatike mes dy shteteve gjatë një ceremonie virtuale.

Derisa, edhe BE vendimin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem e kanë konsideruar vendim fatkeq.