Fjalë Kyçe

Liga e Dytë starton me një super derbi këtë vikend

Liga e Dytë starton me një super derbi këtë vikend

Këtë vikend pritet të startojë edhe Liga e Dytë e futbollit kosovar.

Dueli kryesor në këtë fillim pranvere pritet të jetë ai ndërmjet Lepencit dhe Dardanës.

Dy këto skuadra kanë krijuar rivalitet në vitet e fundit, teksa po synojnë në vazhdimësi inkuadrimin në Ligën e Parë. Madje, edicionin e shkuar është dashur një ndeshje shtesë ndërmjet këtyre dy skuadrave për të mësuar se cili ekip do të mund të luante në ndeshjen e barazhit.

Dueli Lepenci – Dardana pritet të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Kaçanik.

Dy grupet e tifozërive kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë super ndeshje, ndërmjet dy skuadrave pretendente për Ligën e Parë nga Grupi B i Ligës së Dytë.