Manchester United ka shënuar fitore në kuadër të garave të Ligës së Evropës.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka fituar në udhëtim kundër Partizanit të Beogradit, me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Manchester administroi më mirë lojën edhe pse nuk arritën të gjenin rrugën e golit më shumë se një herë.
Ky takim u vendos në minutën e 43’ të takimit, kur ylli francez, Anthony Martial, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i Martial doli që në fund të kishte vlerën e tri pikëve për skuadrën angleze, e cila mban kreun e Grupit L, në Ligën e Evropës.
Partizani mbetet në kuotën e katër pikëve, në pozitën e tretë, me një pikë më pak sesa Alkmaar që mban pozitën e dytë.