Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore ndaj Istogut në udhëtim në duelin e parë të xhiros 23 të Ligës së Parë, shkruan Gazeta Alo.
Sfida është mbyllur me rezultatin 2:1 me golat e Labinot Osmanit dhe Shqipdon Ademit.
Ndeshja ne stadiumin ‘Demush Mavraj’ ishte tejet interesante dhe u shoqërua me raste të shumta shënimi, por që u realizuan vetëm tre gola. /GazetaAlo