Kanë përfunduar takimet vendimtare të javës së fundit në Ligën e Parë. shkruan Gazeta Alo.
Dukagjini është skuadra e dytë që edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas Vushtrrisë.
Ekipi nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 30-të në shtëpi përballë Drenasit, ndërkohë Besa është ndalur në Hogosht nga Kika për tu detyruar kështu për ta luajtur ndeshjen e barazhit.
Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rank garash.
Gazetasheshi.com ua sjell informaciont e plota nga ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Parë për edicionin 2018/19
🎯 REZULTATET – JAVA 30
⚽ Kika – Besa 1-1
⚽ Dukagjini – Drenasi 3-0
⚽ Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2-1
⚽ Vëllaznimi – Bashkimi 1-2
⚽ Vllaznia – Trepça 2-0
⚽ Arbëria – Istogu 4-1
⚽ Fushë Kosova – Vitia 1-0