Fjalë Kyçe

Liga e Parë, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë

Liga e Parë, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë

Kanë përfunduar pjesët e para të pesë ndeshjeve të ditës së shtunë në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë.

Pretendentët për tu inkuadruar në Superligë ndodhen pranë sfidave të tyre finale, teksa kanë mbetur edhe katër javë deri në uljen e siparit të këtij edicioni.

Konkurentët për Superligë, Besa dhe Vitia luajnë në shtëpi përballë Onix, rrespektivisht Arbërisë, ndërkohë Vëllaznimi do ketë punë në udhëtim përballë Trepçës.

Në kryeqytet takohen 2 Korriku dhe Fushë Kosova për ti dhënë fund dilemës se cila nga këto skuadra do ti shpëtojë barazhit, sikurse edhe në sfidën ndërmjet Istogut dhe Ramiz Sadikut, e cila mund ta fundosë njërën prej këtyre dy skuadrave.

Rezultatet pas 45 minutave të parë:

Besa – Onix 1-0
Trepça – Vëllaznimi 1-1
Istogu – Ramiz Sadiku 0-0
Vitia – Arbëria 0-0
2 Korriku – Fushë Kosova 0-1