Fjalë Kyçe

Liga e Parë: Super përballje priten të luhen në Gjakovë dhe Klinë

Liga e Parë: Super përballje priten të luhen në Gjakovë dhe Klinë

Komisioni i Garave ka përcaktuar që ndeshjet e javës së 28 në Ligën e Parë të zhvillohen në një orar,.

Kështu të gjitha ndeshjet e xhiros së 28 do të zhvillohen ditën e diel me fillim nga ora 16:00.

Ndeshje tejet interesante priten të zhvillohen sikurse për inkuadrim në Superligë po ashtu edhe për mbijetesë.

Përballjet e katërshes së madhe, Vëllaznimi – Besa dhe Dukagjini – Vushtrria priten të jenë takimet më interesante të javës.

Liga e Parë – Java e 28-të
E diele, ora 16.00
Onix – Istogu
Vëllaznimi – Besa
Dukagjini – Vushtrria
Drenasi – 2 Korriku
Fushë Kosova – Vllaznia (P)
Arbëria – Trepça
Ramiz Sadiku – Bashkimi
Kika – Vitia