Fjalë Kyçe

Liga e Parë, vjen me disa super përballje

Liga e Parë, vjen me disa super përballje

Java e 27-të në Ligën e Parë starton furishëm me pesë ndeshje të cilat do të zhvillohen ditën e shtunë.

Pretendentët për tu inkuadruar në Superligë ndodhen pranë sfidave të tyre finale, teksa kanë mbetur edhe katër javë deri në uljen e siparit të këtij edicioni.

Këtë të shtunë Besa e pret Onixin në shtëpi në një sfidë ku nuk guxon të gabojë asesi, ndërkohë konkurenti tjetër që synon rikthimin në elitë, Vëllaznimi do ketë punë në udhëtim përballë Trepçës.

Vitia në shtëpi e pret Arbërinë, gjithashtu në trenin e fundit për ta kërkuar Superligën.

Në kryeqytet takohen 2 Korriku dhe Fushë Kosova për ti dhënë fund dilemës se cila nga këto skuadra do ti shpëtojë barazhit, sikurse edhe në sfidën ndërmjet Istogut dhe Ramiz Sadikut, e cila mund ta fundosë njërën prej këtyre dy skuadrave.

Të gjitha takimt startojnë nga ora 16:00.

E shtune

Besa – Onix
Trepça – Vëllaznimi
Istogu – Ramiz Sadiku
Vitia – Arbëria
2 Korriku – Fushë Kosova