Fjalë Kyçe

Liga e Veteranëve: Ta nderojmë legjendën Fadil Vokrri

Liga e Veteranëve: Ta nderojmë legjendën Fadil Vokrri

Gjithçka është gati për mbajtjen e turneut të parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018, shkruan Gazeta Alo.

Në emër të Këshillit të Ligës së Veteranëve, përfaqësuesi Enes Shosholli në një prononcim për Gazetën Alo ka deklaruar se ky vendim është shumë i qëlluar.

“Është vendim shumë i qëlluar. I ftojë të gjithë veteranët dhe sportistët që masivikisht të marrin pjesë në këtë turnir që ta nderojmë legjendën Fadil Vokrri”, ka deklaruar Enes Shosholli.

Turneu do të mbahet me 23 korrik.