Drejtori i lartë i politikës publike ndërkombëtare të rrjetit social Snapchat tha se pronari i Snapchat po punon me ligjbërësit britanikë për të ndaluar përdoruesit e mitur që të hyjnë në platformë.
Stephen Collins nga inkorporata e ‘Snapchat’, i tha një komiteti të politikbërësve të lartë, që i kishte takuar të hënën me një grup pune në Britani të Madhe, se është duke u përpjekur ta zgjidhë çështjen dhe se “zgjidhja më e qëndrueshme” ishte një lloj sistemi i verifikimit, transmeton lajmi.net.
“Unë mendoj se është një përpjekje serioze për të arritur në një përfundim të duhur dhe të përshtatshëm për këtë problem,” tha Collins.
Platformat e mediave sociale po luftojnë me qeveritë për të provuar se mund të ndalojnë përdoruesit e pambrojtur që të ekspozohen ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, me qeveritë dhe akademikët që paralajmërojnë për efektin e dëmshëm në adoleshencë dhe para-adoleshencë.
Mediat sociale, video-lojërat, realiteti virtual dhe përdorimi i pandërprerë i smartfonëve janë në qendër të vëmendjes.
Snapchat ka një kërkesë minimale moshe prej 13 vjet dhe përdoruesve u kërkohen të dhënat e tyre të lindjes kur hapi nnjë llogari.
Megjithatë, ende nuk ka sistem për të verifikuar moshën e përdoruesve.