Pjesa e parë mes Lille dhe Chelsea është mbyllur baras me rezultat 1-1, ndërsa anglezët janë në rrugën e duhur për të kaluar tutje pasi kanë fituar ndeshjen e parë 2-0.
Ndeshja në fillim nuk solli raste, duke munguar edhe golat.
Në minutën e 38-të ishte veterani turk i Lille, Burak Yilmaz që shënoi për 1-0.
Pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Christian Pulisic që shënoi për 1-1 pas asistimi të Jorghinhos.
Ndeshja edhe në pjesën e dytë pritet të jetë interesante. /Telegrafi