Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e marrjes së detyrës, në qendër të vëmendjes e ka vendosur mbrojtjen dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.
“Edhe vendimi i fundit i Qeverisë, i propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, është në funksion të mbrojtës së prodhuesve vendorë”.
“Kjo masë është bërë përkohësisht për shkak se po e dëmton rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e marrjes së detyrës, në qendër të vëmendjes e ka vendosur mbrojtjen dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.
Edhe vendimi i fundit i Qeverisë, i propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, është në funksion të mbrojtës së prodhuesve vendorë.
Kjo masë është bërë përkohësisht për shkak se po e dëmton rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë.
Në këtë formë ne do ta ruajmë pyllin nga prerjet ilegale në Kosovë, qoftë për masë drurore teknike edhe për masën drurore – dru zjarri.
Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur t’u ndihmojmë, për aq sa është e mundur, të gjithë prodhuesve vendorë, pa dallim. Fuqizimi i prodhuesve vendorë nënkupton rritje të buxhetit dhe hapje të reja të vendeve të punës për qytetarët tanë.
Janë edhe një sërë masash të cilat do të merren me qëllim të stimulimit të prodhuesve vendorë./Gazeta Alo/