Fjalë Kyçe

Limaj iu uron mirëseardhje më shumë se dy mijë anëtarëve të rinj të Nismës

Limaj iu uron mirëseardhje më shumë se dy mijë anëtarëve të rinj të Nismës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një video-mesazhi ka falënderuar mbi 2-mijë anëtarë të rinj, të cilët muajin e fundit i janë bashkuar partisë të cilën ai e drejton.

Kreu i Nismës ka thënë se ndihet i nderuar që së bashkë me anëtarët e rinj dhe të tjerët që do t’i bashkohen Nismës, do të punojnë në shtrirjen në çdo cep të këtij subjekti.

“NISMA sot, është parti e fuqishme me kuadro profesionale e politika që po përqafohen çdo ditë e më shumë. Jemi rritur shumë e po fuqizohemi falë punës së palodhshme të strukturave dhe aktivistëve tanë në nivel lokal dhe qendror. Me anëtarët e rinjë dhe ata që do të na bashkohen së shpejti, do të punojmë në fuqizimin e familjes tonë politike duke ofruar gjithë potencialin tonë për të bërë punë të mira për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Limajt.

Më tutje, Limaj thotë se dyert e NISMËS Socialdemokrate do të jenë gjithmonë të hapura për ide dhe energji të reja.

“Ne duhet mirëpresim kontributin e gjithësecilit duke ju siguruar hapësirë e mundësi secilit. Mirëseardhje anëtarëve të rinjë; mirënjohje dhe falënderime gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të NISMËS Socialdemokrate”, ka përfunduar Limaj.