Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi.
Limaj ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, thotë Albertin që ishte edhe aktivist i NISMA-s e ka takuar disa orë para aksidentit në selinë e partisë dhe ka qenë i gatshëm për sfida të reja.
Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi.
I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyre tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.
Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja.
Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.
Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin!
U prehsh në paqe, Albert!