Fjalë Kyçe

Lionel Messi dhe Rakitic të nominuar për golin e vitit nga UEFA

Lionel Messi dhe Rakitic të nominuar për golin e vitit nga UEFA

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka publikuar listën me të nominuarit për golin e vitit 2018/19.

Në listën  e të nominuarëve për golin më të mirë të UEFA janë edhe dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Ivan Rakitic.

Dyshja e Barcës, këto dy gola të bukura i kanë shënuar kundër dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Liverpool – Tottenham, përcjell lajmi.net.

Ivan Rakitic kishte shënuar një ‘volley’ të jashtëzakonshëm në fazën e grupeve kundër Spurs, duke kuptuar qysh atëherë se goli i tij mund të përfundonte në këto nominime.

Messi në anën tjetër shënoi një nga gjuajtjet e lira më spektakolare, në gjysmëfinalen kundër Liverpool.

Këto janë të gjitha nominimet e UEFA.

Sarr (Stade Rennes),

Faupala (Apollon),

Pedro (Chelsea),

Millot (France),

Katerina Svitkova (Slavia Prague),

Cristiano Ronaldo (Juventus),

Nani (Sporting Lisbon), dhe

Danilo (Portugali)