Fjalë Kyçe

Lionel Messi me statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër këtë sezon

Lionel Messi me statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër këtë sezon

Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri 2018/19 dhe ka statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër në çdo kategori.

Superylli argjentinas e frymëzoi Barcelonën të dielën drejt hakmarrjes së ëmbël ndaj Levantes, skuadrës që sezonin e kaluar ia kishte ndërprerë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje në La Liga në një ndeshje pa praninë e Messit, duke e mposhtur 5-0 falë het-trikut dhe dy asisteve të tij, transmeton Gazeta Express.

Messi tani ka 14 gola dhe 10 asiste në La Liga nga po kaq ndeshje të luajtura.

Sulmuesi i Barçës po ashtu i ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, dy më pak se Robert Lewandowski, i cili dy prej tyre i ka shënuar dy nga penalltia dhe në gjashtë takime.

Nga top pesë ligat evropiane, Messi ka statistikat më të mira individuale:

Më së shumti gola: 14

Më së shumti asiste: 10

Më së shumti pasime kyçe për ndeshje: 3.6

Më së shumti driblime për ndeshje: 4.4

Më së shumti gola nga goditja e dënimit.