Fjalë Kyçe

Lipjan/ Gruaja rrah burrin, dënohet me 4 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë

Lipjan/ Gruaja rrah burrin, dënohet me 4 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marten e ka dënuar me katër muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë të akuzuarën M.A, e cila sipas aktakuzës e kishte rrahur bashkëshortin e saj të dëmtuarin P.A.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, dënimet ndaj të akuzuarës A, nuk do të ekzekutohen nëse e njëjta në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në të kundërtën sipas gjykatësit Gashi, dhe konform nenit 50 të KPRK-së, dënimi me kusht do të revokohet , ku do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgimnga data 21 tetor 2021, deri më 9 nëntor 2021.

I dëmtuarin P.A, sipas këtij aktgjykimi u udhëzua që kërkesën pasurore juridike t’a realizoj në procedurë të rregullt civile.

Po ashtu e pandehura A. detyrohet që kësaj gjykate t’ia paguaj shumën prej 20 euro për paushall gjyësor, si dhe shumën prej prej 30 euro në fondin për mbrojtjen e viktimave.

Ndryshe, e pandehura M.A deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Tutje, A, ka shtuar se ndihet e penduar dhe me bashkëshortin tani janë pajtuar dhe nuk kanë asgjë të keqe, kujdesën bashkarisht për familje, ashtu që i premtoi gjykatës se në të ardhmën nuk do ta përsëris sjellje të tilla, me ç’rast e njëjta e luti gjykatën që t’i shqiptoj një dënim sa me të butë.

Kjo pasi që, është e gjendjës jo të mirë ekonomike dhe është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin.

Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarës A. avokatja Marigona Bytyqi ka thë në se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare dhe pas konsultimeve të mjaftueshme me të si mbrojtëse të saj, duke shtuar se, e akuzuara A. nuk ka qenë e detyruar dhe shtrënguar në asnjë formë që ta pronoj fajësinë.

Gashi kërkoj nga gjykata që gjatë marrjës së vendimit në radhë të parë të ketë parasysh rrethanat familjare dhe gjendjen e rëndë ekonomike si dhe faktin se ajo është nënë e gjashtë fëmijëve, të cilët pa përkujdesin e saj do të jenë në vështirësi të mëdha.

Ndërsa shtoi se, janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara me këtë andaj, e luti gjykatën që të mbrojturës së saj t’i shqiptoj një dënim alternativ me të cilin dënim do të arrihet mjaftushëm qëllimi i dënimit.

Ndërsa vet i dëmaturi P.A deklaroi se është e vërtetë se ajo që ka ndodh është momentale dhe nuk ka qenë me qëllim, ndërsa ka shtuar se jetojnë bashkë dhe e kanë tejkaluar atë problem.

Në fund i demtuari ka thënë se, nuk i bashkangjitet ndjekjës penale, e as nuk kërkoi kërkesë pasurore juridike.

Me pranimin e fajësisë u pajtua edhe prokuroria e shtetit Rukije Sheshivari, duke shtuar se ky pranimi i fajësisë është bërë konformë dispozitave ligjore, ndërsa si i tillë ky pranim është aprovuar nga gjykatësi Avdirrahman Gashi.

Sipas aktakuzës në ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, A.A dyshohej se në tetor të këtij viti, në shtëpinë e tyre në komunën e Lipjanit, me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, ka shkaktuar dhunë në familje ndaj të dëmtuarit- bashkëshortit të saj R.R.

Në aktakuzë thuhej se dy muajt e fundit herë pas here i ka bërtitur të njëjtit për çdo gjë, e po ashtu, herë pas here gjatë natës ia ka kapur flokët si dhe i ka thënë “kam me të mbytë”.

Tutje, sipas aktakuzës, i njëjti për t’i ikur këtyre gjërave herë pas here kishte fjetur në veturë, ndërsa natën kritike deri sa kishte qenë duke fjetur, i dëmtuari e kishte vërejtur se e pandehura nuk ishte në shtrat dhe kur e njëjta ishte kthyer në dhomë ai e kishte pyetur se ku kishte qenë, me ç’rast e njëjta ishte nervozuar dhe pasi i kishte treguar se kishte shkuar për të pirë duhan, e kishte goditur xhamin e dritares së dhomës së tyre, ndërsa i dëmtuari me shpejtësi kishte dalë nga dhoma dhe kishte shkuar në stacionin policor.

Me këtë, ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 dhe 2.3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.