Fjalë Kyçe

Liridon Krasniqi shënon gol në mënyrë akrobatike

Liridon Krasniqi shënon gol në mënyrë akrobatike

Reprezentuesi i Kosovës, Liridon Krasniqi ka shkëlqyer në debutimin e tij te skuadra nga Malajzia, Melaka United, ku shënoi një gol të bukur dhe dhuroi një asistim.

Krasniqi vetëm dy javë më parë kompletoi transferimin e tij te Melaka United nga ekipi tjetër nga Malajzia, Kedah.

Te Kedah, futbollisti nga Kosova kishte një formë mjaft të mirë duke shënuar 19 gola në 67 paraqitje.

Reprezentuesi i Kosovës ka arritur të shënojë gol dhe të asistojë në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Petaling Jaya CFC.

Në minutën e 39-të të ndeshjes, Krasniqi shënoi një supergol në mënyrë akrobatike duke ia dhuruar epërsinë 1-0 ekipit të tij.

Paraqitja e mirë e Krasniqit nuk përfundoi këtu, pasi djaloshi nga Kosova asistoi edhe tek goli i 2-0 në minutën e 44-të.

Me këto dy gola, 27-vjeçari menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve të Melaka United.

https://www.facebook.com/346302748779862/videos/920984644771381/?t=3