Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin një numër të madh të vizitorëve pasi i larguan kufizimet e udhëtimit për pjesën më të madhe të popullsisë së botës, që u vendosën për herë të parë në fillim të vitit 2020 për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
United Airlines pret që të hyjnë rreth 50 përqind më shumë pasagjerë këtë të hënën se sa atë të javës së kaluar, pas ishin rreth 20 mijë shtetas të huaj që shkelën në SHBA.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz, ka thënë se janë duke u përgatitur me masa shtesë pasi i liruan masat për të huajt.
“Meqë presim kërkesë të lartë pasi i hoqëm kufizimet ekzistuese të udhëtimit ajror dhe tokësor të hënën, ne po ndërmarrim hapa për t’u përgatitur duke ofruar masa shtesë”.
Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen nëse janë të vaksinuar kundër COVID-19 si dhe janë negativ për këtë virus, shkruan Reuters.