Dy drejtorë të Komunës së Prishtinës janë liruar nga detyra.
Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra për komunikim në Komunën e Prishtinës.
“Ju njoftojmë se Vigan Kastrati, Drejtor i Kadastrit, dhe Donjeta Dragusha, Drejtoreshë e Bujqësisë, janë liruar nga detyra”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, ata njoftuan se përkohësisht, udhëheqja e drejtorive do të organizohet si më poshtë:
Drejtorinë e Kadastrit do ta udhëheqi u.d Florent Maliqi dhe ushtrimin e detyrës në Drejtorinë e Bujqësisë do ta kryejë përkohësisht shefi i sektorit, Fexhri Hyseni.