Është liruar deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Lajmin për Gazetën Alo e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.
“Pasi ishte dërguar në Prokurori, deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, ka thënë ajo.
Molliqaj është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015./Gazeta Alo/