Fjalë Kyçe

Lirohet zyrtari i ATK-së që u arrestua në Serbi

Lirohet zyrtari i ATK-së që u arrestua në Serbi

Autoritetet serbe kanë liruar pas tre ditë mbajtje në paraburgim punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës Marjan Gjoka. I njëjti ishte arrestuar të dielën në Serbi nën dyshimet për krime të luftës gjatë viteve 98-99. Për rastin u mobilizuan autoritetet kosovare, BE e ambasadat në vend.

Autoritetet serbe kanë arrestuar të dielën në Serbi, Marjan Gjoka, punonjës i Administratës Tatimore të Kosovës I njëjti sic mëson Gazeta Express është liruar dhe për pak pritet të arrijë në Kosovë përmes pikës në Merdare.

Nga Kroacia Gjokapërmes rrugës transit ishte duke u kthyer për në Kosovë, por, që në Serbi do të arrestohej nga policia pasi që emri i tij figuronte në listën kufitare që ka shteti serb për ish-ushtarët e UCK-së, për të cilët pretendojnë se kanë kryer krime luftë.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet që rëndojnë gjatë periudhës 1998-1999 tre ditë më parë në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Për rastin e tij u mobilizuan autoritetet kosovare, Bashkimi Evropian, si dhe ambasadat në vend.

Autoriteteve kosovare nga ndërkombëtarët iu është thënë se janë dukë vëzhguar situatën.

Lirimin e tij e ka kërkuar edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli. Përmes Facebook-ut ai ka shkruar se frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë janë një kujtim i mentalitetit të viteve ’90.