Trajneri Rafet Prekazi ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e radhës së Kosovës U21.
‘Dardanët’ e rinj në grumbullimin e nëntorit do t’i zhvillojnë dy ndeshje, shkruan lajmi.net.
Me 13 nëntor Kosova luan ndaj Shqipërisë, ndërsa më 17 nëntor ndaj Turqisë.
Njoftimi i FFK-së:
Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, kundër Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.
Stërvitja e parë e Dardanëve të rinj bëhet të hënën më 9 nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00.