Fjalë Kyçe

Lista e të testuarve për COVID-19 nga IKSHPK-ja shpërndahet në mënyrë të paautorizuar

Lista e të testuarve për COVID-19 nga IKSHPK-ja shpërndahet në mënyrë të paautorizuar

Policia e Kosovës është njoftuar dje për një rast të keqpërdorimit të një liste të personave e cila pa autorizim është shpërndarë nga e-mail adresa zyrtare në një e-mail adresë tjetër.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se lista e personave, pa autorizim është shpërndarë nga e-mail adresa zyrtare në një e-mail adresë tjetër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

KOHA merr vesh brenda Policisë se bëhet fjalë për listën e personave të testuar për COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas burimeve të KOHËS, lista është dërguar në mënyrë të paautorizuar në një e-mail tjetër.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.