Fjalë Kyçe

Lituania propozon që t’i paguajë personat mbi 75 vjeç që të vaksinohen

Lituania propozon që t’i paguajë personat mbi 75 vjeç që të vaksinohen

Qeveria lituaneze propozoi të mërkurën t’i paguante njerëzit nga mosha 75 vjeç e lart për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për të rritur normën e vaksinimit për këtë grupmoshë.

“Ne nuk jemi në gjendje që t’i bindim ndryshe për t’u vaksinuar”, tha kryeministrja Ingrida Simonyte, gjatë një takimi të qeverisë.

Megjithëse 73 për qind e të gjithë të rriturve në Lituani janë të vaksinuar, në përputhje me mesataren e Bashkimit Evropian, rreth një e treta e personave mbi 75 vjeç mbeten të pavaksinuar, sipas të dhënave të qeverisë.

Dy të tretat e 4,956 viktimave në vend kanë qenë nga kjo grupmoshë.

Nëse parlamenti miraton skemën javën e ardhshme, qeveria do të shpenzojë deri në 27 milionë euro për të paguar personat 75 vjeç e lart, që morën vaksinimin e tyre të plotë midis shtatorit dhe nëntorit